75 Mall Live Search
10:55 / E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 / b l

Fushata e partive në Gjermani, Ambasada gjermane del me njoftim

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se aktivitetet e fushatës zgjedhore nga zyrtarët të huaj në Gjermani nuk lejohen në periudhën më të shkurtër se tre muaj para zgjedhjeve.

Të gjitha partitë në Kosovë kanë në listat e tyre kandidat që vijnë nga diaspora, përkatësisht nga Gjermania.

Fushata për zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit është paraparë të hapet, më 17 shkurt.

Liderët e partive kanë paralajmëruar takime me mërgimtarë gjatë këtij vikendi.