“Ata s’po bindin…”, ishi i Juventusit kritikon Zhegrovën: Nuk e kuptojnë çfarë do të thotë të jesh lojtar bardhezi!
Ish-futbollisti i “Zonjës së Vjetër”, Claudio Marschisio ka dhënë një deklaratë “goditëse” për Edon Zhegrovën dhe dy bashkëlojtarët e tij, Openda dha David.
Sipas ish-mesfushorit, kjo treshe s’po bindin te Juventusi, shkruan Indeksonline
“David, Openda dhe Zhegrova? Ata nuk bindin. Davidi hyn në fushë dhe vetëm vrapon. Jeni te Juventusi, duhet të dhuroni më tepër. Disa lojtarë nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë të veshësh fanellën bardhezi.”, u shpreh legjenda Claudio Marchisio.
Kujtojmë që sonte “Zonja e Vjetër” luan ndaj Pafosit në Champions League dhe siç është raportuar deri tash, Zhegrova pritet të jetë startues./Indeksonline/

