Lushaku thotë se Rozeta Hajdari e ka sfiduar hapur shtetin ligjor me mosparaqitjen në seancën gjyqësore
Kandidatja për deputete e LDK-së, Jehona Lushtaku ka thënë se të pafajshmit nuk i frikësohen gjykatës.
Lushaku ka thënë se Rozeta Hajdari e Vetëvendosjes, e ka sfiduar hapur shtetit ligjor me mos paraqitjen para trupit gjykues për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
“Mbrëmë, ndërkohë që Albin Kurti fliste për “shtetin e së drejtës”, Rozeta Hajdari publikonte falënderimet për “besimin dhe mbështetjen” e tij. Por realiteti e rrëzon propagandën: LVV nuk kërkon drejtësi të lirë, kërkon drejtësi të kontrolluar, për t’i goditur kundërshtarët dhe për t’i shpëtuar vetë llogaridhënies”, ka shkruar Lushaku.

