75 Mall Live Search
17:26 / E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Konfirmohet interesimi i klubeve arabe për transferimin e Salah

Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpuli gjatë afatit kalimtar të janarit.

Prishja e raporteve me trajnerin Arne Slot, ka bërë që klube të ndryshme të synojnë transferimin e tij, shkruan IndeksOnline.

Së fundi, Drejtori ekzekutiv i Pro League Saudite, Omar Mugharbel ka konfirmuar interesimin e skuadrave arabe për transferimin e Salah.

“Mohamed Salah është i mirëpritur në Ligën Saudite, por janë klubet ato që janë përgjegjëse për negociatat me të gjithë lojtarët. Me siguri Salah është një nga objektivat”, ka deklaruar Omar Mugharbel.

Salah pas ndeshjes me Leeds konfirmoi se raportet e tij me Arne Slot janë prishur, derisa mbrëmë ndaj Interit nuk ishte ftuar fare nga tekniku holandez./IndeksOnline/