75 Mall Live Search
22:48 / E Enjte, 11 Dhjetor 2025 / H F

Rikthimi i Kurtit në media, vjen reagimi nga LDK: Gënjente pa iu dridhur qerpiku

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti në “Kanal10”, duke e akuzuar atë se “ka gënjyer pa iu dridhur qerpiku” lidhur me menaxhimin e ekonomisë, diplomacisë, arsimit dhe shëndetësisë.

“Papritmas ”Mafia Energjetike” dhe tregtari Vuk Hamoviq qenka prezent në rajon por kur është puna për Kosovë fajet i paskan kompanitë private paçka se energjia është sektor i rregulluar me ligj, paçka se importi i energjisë vetëm këtë vit ka arritë shifrën 247 milionë Euro dhe ka raste kur Kosovës vetëm transporti i një MWh e energjisë elektrike i ka kushtu deri 800 Euro, ndërkohë që EFT-ja e Vukit ka monopol në kapacitete transportuese ndërkufitare.”, ka shkruar Bajrami, transmeton IndeksOnline.

Statusi i saj i plotë:

Paska gënjyer pa iu dridhur qerpiku kur ka folur për rrënimin që ia ka bërē ekonomisë, diplomacisë, arsimit e shëndetësisë.Papritmas ”Mafia Energjetike” dhe tregtari Vuk Hamoviq qenka prezent në rajon por kur është puna për Kosovë fajet i paskan kompanitë private paçka se energjia është sektor i rregulluar me ligj, paçka se importi i energjisë vetëm këtë vit ka arritë shifrën 247 milionë Euro dhe ka raste kur Kosovës vetëm transporti i një MWh e energjisë elektrike i ka kushtu deri 800 Euro, ndërkohë që EFT-ja e Vukit ka monopol në kapacitete transportuese ndërkufitare.Paska marrë përgjegjsinë për mijëra kontrata njëburimore, për vjedhjen masive dhe të strukturuar të rezervave shtetërore, ndërsa pa pikë turpi paska mbrojtur tregtarin e energjisë Martin Berishaj dhe të akuzuarin Nagip Krasniqi duke sulmuar drejtësinë.Mashtruesi Kurti paska ricituar ish-ministrat dhe, në fund, e paska cituar edhe veten.Paska gënjyer për secilin numër, për Gjykatën Kushtetues dhe nuk paska thënë asnjë të vërtetë, asnjë të vetme Fundi i tij politik ka nisur më 9 shkurt dhe përfundon më 28 dhjetor!Kurti është në panik, sepse kurrë më nuk do të jetë Kryeministër!