75 Mall Live Search
09:08 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / S Z

Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në banesën e tij

Një shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete në banesën ku po qëndronte, njofton Policia e Kosovës.

Rasti është raportuar rreth orës 18:00, ndërsa ekipet policore dhe mjekësore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.

 Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes.

“Prishtinë / 11.12.2025 – 18:00. Raportohet se në banesën ku ishte duke jetuar, është gjetur pa shenjë jete viktima mashkull shtetas i huaj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/.