Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në rrugën“Ibrahim Rugova”
Përveç drejtueses së veturës, ka vdekur edhe një grua tjetër si pasojë e aksidentit në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, i cili tha se është sjell në QKUK pa shenja jete.
“Është sjell nga Spitali i Prizrenit në Qendren Emergjente pa shenja jete”, është shprehur ai.

