75 Mall Live Search
12:36 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / P M

Aksion i Doganës dhe i policisë në veri, kapen katër vetura me mallra kontrabandë, dy të tjera ikun nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një aksion në veri të vendit, ku janë arrestuar disa persona të dyshuar për kontrabandë të mallrave nga Serbia.

Sipas burimeve të Indeksonline, gjatë operacionit janë kapur katër vetura me mallra të dyshimta, ndërsa dy vetura të tjera me mallra kontrabandë kanë arritur t’i ikin policisë.

Lajmin për aksionin e ka konfirmuar Veton Elshani zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për veriun.

“Më 11.12.2025 rreth orës 18:30 ne fshatin Rujishte në një rrugë malore, njësite policore kanë ndalur katër automjete me targa te shtetit te Serbisë, te cilat dyshohet se kishin mallra të kontrabanduara, pa dokumente mbi prejardhjen e tyre, në të cilën gjendeshin gjësende të ndryshme si tekstil, artikuj ushqimorë, produkte të mishit, ndërsa në këto automjete ishin gjashtë persona të cilët janë sjell së bashku me automjete në stacionin policor Mitrovicë – Veri. Lidhur me rastin është njoftuar Dogana e Kosovës e cila më 12.12.2025 do te vazhdojë me procedura doganore. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i shtetit me urdhrin e të cilit rasti niciohet ‘‘Kontrabandimi me mallra‘‘ dhe ‘‘Kalimi ilegal i kufirit‘‘ dhe pas intervistimit personat e dyshuar të lirohen në procedurë te rregullt.”, tha Elashni.