75 Mall Live Search
17:50 / E Shtunë, 13 Dhjetor 2025 / MSH1

​PZAP-ja certifikon kandidatët e Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka rrëzuar vendimin e KQZ-së për mos certifikimin e kandidatëve për deputetë nga Lista Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në vendimin e publikuar sot, PZAP thotë se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mos certifikimin e kandidatëve më 10 dhjetor është i mangët, jo i plotë dhe nuk i trajton çështjet dhe faktet vendimtare që lidhen me vlerësimin e kushteve ligjore për certifikimin e subjektit politik.

“Në mungesë të një arsyetimi të mirëfilltë ligjor konkludohet se vendimi i tillë nuk mund të qëndrojë juridikisht pasi që nuk përmban as vlerësimin e duhur të fakteve në raport me dispozitat ligjore të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe me rregulloren e certifikimit të subjekteve politike”, thuhet në vendim.

Lista Serbe në zgjedhjet e parakohshme hyn me gjithsej 33 kandidatë.