Katër vetura të Policisë te Exfisi në Hajvali, çfarë ndodhi në mesnatë?
Disa vetura të Policës së Kosovës janë parë të kenë rrethuar zonën mesnatën e kaluar të Exfisi në Hajvali.
Dyshohet se në atë vend ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihen katër vetura të policisë në vend të ngjarjes të cilat kanë rrethuar zonën në fjalë.
IndeksOnline është në pritje të përgjigjeve nga Policia e Kosovës rreth këtij rasti.
Ne do t’iu mbajmë të informuar rreth këtij rasti. /IndeksOnline/

