75 Mall Live Search
09:26 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / Z S

Sydney në zi: Kryeministri australian flet për shtrëngim të ligjeve të armëve

Pas të shtënave masive vdekjeprurëse në Sydney, kryeministri australian, Anthony Albanese tha të hënën se do të diskutojë “ligje më të ashpra për armët” në kabinetin kombëtar këtë pasdite.

Të paktën 16 persona u vranë, përfshirë 15 viktima dhe një nga sulmuesit, dhe 42 mbetën në spital pas incidentit të të shtënave në Bondi Beach të dielën, shkruan Anadolu.

Më parë, policia australiane tha se dy personat e dyshuar për të shtënat ishin baba dhe bir dhe se hetuesit nuk po kërkojnë ndonjë të dyshuar tjetër.

Babai u vra në vendngjarje, ndërsa djali mbetet në gjendje kritike, por të qëndrueshme në spital.

Qeveria australiane “është e përgatitur të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm. Kjo përfshin nevojën për ligje më të ashpra për armët”, tha Albanese në një konferencë shtypi./Indeksonline/