75 Mall Live Search
14:00 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / AR

Kaq vende do të marrin pjesë në “Eurovisionin 2026”

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka shpallur zyrtarisht 35 vendet që do të marrin pjesë në festivalin evropian të këngës “Eurovisioni 2026”, i cili do të mbahet në Vjenë të Austrisë.

Transmetuesit anëtarë të EBU-së kishin afat deri në mesin e dhjetorit 2025 për të paraqitur aplikimet e tyre zyrtare për të garuar në “Eurovision 2026”.

Pesë nga këto vende janë parakualifikuar direkt për finalen e madhe, e cila do të zhvillohet, më 16 maj 2026: Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar – si dhe vendi pritës, Austria.

Vendet e tjera do të garojnë në njërën nga dy gjysmëfinalet, të planifikuara më 12 dhe 14 maj 2026. Shorti i gjysmëfinales pritet të hidhet, më 12 janar 2026.