75 Mall Live Search
15:30 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / AR

Vdes papritur aktorja e serialit “McLeod’s Daughters”

Aktorja australiane Rachael Carpani ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare.

Carpani ishte më e njohur për rolin e saj si Jodi Fountain në filmin  “McLeod’s Daughters”, transmeton Indeksonline.

Në një postim në Instagram, prindërit e Carpanit, Tony dhe Gael, shkruan se vajza e tyre “ndërroi jetë papritur pas një beteje të gjatë me një sëmundje kronike”.

Një funeral privat do të mbahet të premten, më 19 dhjetor. Familja kërkon privatësi dhe nuk do të publikojë deklarata tjera./Indeksonline/