Ish-lojtari i Romës merr drejtimin e skuadrës së MLS
Një ish-lojtar i Romës ka marrë detyrën e re si trajner i një skuadre të MLS.
Bëhet fjalë për ish-lojtarin, Michael Bradley i cili do të drejtojë skuadrën e New York Red Bulls nga viti i ardhshëm.

Amerikani, bëri hapin e tij të madh pasi që ishte trajner i skuadrës së dytë të këtij klubi, në të cilin kishte pasur sukses duke u bërë fituesit e parë të “MLS Next Pro championship”.
Bradley, ka pasur sukses në MLS edhe si lojtar ku e kishte fituar titullin e MLS në vitin 2017 me Toronton./IndeksOnline/

