75 Mall Live Search
16:38 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / F.R

Policia arreston në flagrancë një person për fajde

Një person ka rënë në prangat e policisë për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “fajde”.

Në njoftimin e policisë thuhet se i arrestuari dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë, në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar kështu gjendjen e rëndë financiare të viktimës, dhe duke e ngarkuar atë me kamatë në mënyrë të kundërligjshme.

Arrestimi në flagrancë u bë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me prokurorinë në Ferizaj.

Në lidhje me rastin janë ndërmarrë veprimet procedurale ndaj të dyshuarit, i cili pas intervistimit me aktvendim të prokurorit është ndaluar.