75 Mall Live Search
20:43 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / b l

Takim me 83 nëndegët e kryeqytetit, Abdixhiku: Prishtina është gati, gjithmonë e zgjedhë shpresën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka zhvilluar takim me 83 nëndegët e Prishtinës.

Ai tha se ishte një frymë e mirë pune, energji pozitive dhe ndjenje e qartë përgjegjësie.

“Takim mobilizues e përgatitor me nëndegët e Prishtinës, me të 83 sosh, për një fitore të radhës në Kryeqytet.  Një frymë e mirë pune, një energji pozitive dhe një ndjenjë e qartë përgjegjësie për momentin që kemi përpara. Organizim i jashtëzakonshëm, seriozitet dhe gatishmëri për betejën që po vjen”.