75 Mall Live Search
20:50 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / F.R

Pas pak një prime i zjarrtë, a do ketë hyrje të reja në BBVK?

Një prime plot adrenalinë pritet të zhvillohet edhe sonte në Big Brother VIP Kosova 4.

Debatet mes Londrimit dhe Labit, si dhe përplasjet mes Fjollës dhe Edit, nuk do të mbesin pa u diskutuar, teksa banorët do të përballen drejtpërdrejt me njëri-tjetrin.

Po ashtu, sonte pritet që Edi të njihet me deklaratat që Dolce kishte bërë gjatë qëndrimit të saj njëjavor në shtëpinë e Grande Fratello për statusin e saj.

Surprizat nuk përfundojnë këtu.

Gazetarja që raporton vazhdimisht për të rejat e BBVK, ka lënë të kuptohet se ndoshta sonte do të ketë edhe një hyrje të re në shtëpinë më të famshme në vend.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë.