75 Mall Live Search
21:53 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / F.R

Haradinaj për Kurtin: Ka shkuar e ka bërë llugë situatën mes shqiptarëve të Maqedonisë

Daut Haradinaj, nga AAK në “Click” të RTV21, për Albin Kurtin ka thënë se e ka bërë “llugë” situatën mes shqiptarëve të Maqedonisë.

Ai ka përmendur edhe raportet në Luginën e Preshevës.

“Kurr më keq raportet me Shqipërinë nuk i kemi pasë, ka shkuar e ka bërë llugë {Albin Kurti} situatën mes shqiptarëve të Maqedonisë, i ke raportet më mizere në Luginën e Preshevës, abuzohet me fondet në emër të ndihmës për Luginë do të thotë nuk e di me çfarë elementi sot ky del edhe mburret para opinionit publik”, tha ai.