Arrestohen gjashtë persona në Obiliq
Gjatë mbrëmjes së djeshme Njësiti i hetimeve të stacionit të Obiliqit, ka arrestuar gjashtë persona.
Ata dyshohen për veprën dëmtim i varrezave apo kufomave. Sipas policisë rasti ka ndodhur më 13.12.2025 në Plemetin të Obiliqit.
Më tej në njoftim thuhet se puna e hetuesve policorë ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e gjashtë personave të dyshuar (prej tyre 5 të mitur) për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se ata kanë qenë të përfshirë në rast.
Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.

