75 Mall Live Search
08:45 / E Martë, 16 Dhjetor 2025 / AR

Fejohet për herë të tretë djali i Donald Trumpit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se djali i tij i madh, Donald Trump Juniori, është fejuar me Bettina Anderson, një anëtare e shoqërisë së lartë të Palm Beach.

Trump e bëri njoftimin në një ambient festiv në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Indeksonline.

Zëdhënësi i çiftit më vonë e konfirmoi lajmin dhe shpejt u shfaq një video e vetë presidentit Donald Trump, duke komtuar lajmin.

“Ata po shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe nëpërmjet meje njoftuan se do të martoheshin”, tha presidenti përpara se ta thërriste çiftin në skenë. Don Jr. më pas falënderoi të fejuarën e tij të re që pranoi propozimin e tij.

Kjo është hera e tretë që Donald Trump Jr.-i është fejuar. Ai ishte i martuar më parë me Vanessa-n, një ish-modele dhe aktore, për 12 vjet dhe ata kanë pesë fëmijë së bashku.

Vanessa paraqiti kërkesë për divorc në vitin 2018. Më vonë ai u fejua me Kimberly Guilfoyle-n, një prezantuese televizive amerikane.

Romanca e çiftit filloi vitin e kaluar, rreth kohës kur Don Jr-i i dha fund fejesës me ish-spikeren e Fox News, Kimberly Guilfoyle. Ai më parë ishte i martuar me Vanessa Trumpin./Indeksonline/