75 Mall Live Search
09:15 / E Martë, 16 Dhjetor 2025 / Z S

KQZ-ja mblidhet sërish sot, ky është rendi ditës

Komisioni Qendror Zgjedhor do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Mbledhja do të nisë në orën 14:00.

Në kuadër të kësaj mbledhje do të shqyrtohet dhe miratohet rekomandimi lidhur me qendrat e votimit jashtë Kosovës me numër të vogël të votuesve.

Rendi i ditës

Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjes Nr. 81, 82, 83, 84, 85/2025

Aktivitetet e zyrës:

2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin e organizatave vëzhguese, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025, Grupi I;

Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit lidhur me qendrat e votimit jashtë Kosovës me numër të vogël të votuesve.

Këshillat e KQZ-së

4.1.Këshilli për operacione zgjedhore:

5.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit lidhur me moskërkimin e dëshmisë për personat e moshës mbi 75 vjeç, të cilët aplikojnë për regjistrim si votues me nevoja të veçanta, për votim përmes ekipit lëvizës në ditën e zgjedhjeve;

5.2. Këshilli për çështje ligjore;

5.2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave për zëvendësimin e anëtarëve të kuvendit komunal sipas komunave në Han të Elezit;

5.3. Këshillimi për personel

2.31. Shqyrtimi dhe miratimi i plotësimit të planit të rekrutimit të stafit të përkohshëm për organizim të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit 2025;

Të ndryshme./Indeksonline/