Faton Peci merr vendimin e parë si kryetar i Mitrovicës
Kryetari i sapozgjedhur i Mitrovicës Faton Peci ka marrë vendimin e parë pas marrjes së detyrës, e që është themelimi i Komisionit për identifikimin e nevojave për fëmijet me nevoja të veçanta arsimore.
“Ky komision do identifikojë me saktësi nevojat e nxënësve, me fokus ata me vështirësi në të nxënë dhe me nevoja të veçanta. Pasqyra më e mirë e një shoqërie është se si u qaset këtyre kategorive”, ka thënë Peci./Indeksonline/.

