75 Mall Live Search
09:31 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / L A

New York Knicks fitojnë një trofe pas 52 vitesh

Skuadra e New York Knicks i ka dhënë fund pritjes 52-vjeçare për trofe.

Ata fituan titullin e “NBA Cup”, pasi që mposhtën San Antonio Spurs me rezultat 124-113.

Knicks, bëhet skuadra e tretë që fiton këtë titull pas Los Angeles Lakers në vitin 2023 dhe Milwaukee Bucks në vitin 2024.

Përveç lavdisë sportive, çdo lojtar i Knicks do të marrë një çmim prej 530,000 dollarësh, ndërsa lojtarët e Spurs do të duhet të pajtohen me 212,000 dollarë secili.

Jalen Brunson u zgjodh si ‘MVP’ i turneut. Sot, i ndjekur nga afër nga lojtarët e Spurs, ai kontribuoi me 25 pikë dhe 8 asistime, pasi shënoi 40 në gjysmëfinale kundër Orlando Magic dhe 35 në çerekfinale kundër Toronto Raptors./IndeksOnline/