75 Mall Live Search
13:11 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / G T

Në mungesë të sulmuesve, Allegri merr me vete në Arabi djalin e Ibrahimoviqit

Skuadra e Milanit ka udhëtuar drejt Arabisë Saudite, ku nesër do të zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale ndaj Napolit në Superkupën e Italisë.

Në listën e futbollistëve të publikuar nga Max Allegri bën pjesë edhe djali i legjendës, Zlatan Ibrahimoviq, shkruan Indeksonline

Football : le fils de Zlatan Ibrahimovic convoqué pour la première fois  avec les jeunes de la Suède - Le Parisien

Maximilian është ftuar për ndeshjen gjysmëfinale për shkak të mungesave.

Santi Gimenez dhe Rafa Leao nuk do jenë të gatshëm të luajnë në këtë ndeshje dhe vendin e tyre do ta zërë djali i Ibrahimoviqit.

19-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asiste në 14 ndeshje në Serie-n D./Indeksonline/