75 Mall Live Search
14:01 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / MSH1

Arbana Osmani i kthehet tadicionales: Fasule, lakra turshi, raki…

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka pasion kuzhinën.

Përveç se ka botuar libra me receta gatimi dhe ka hyrë fuqishëm në tregun e gastronomisë, ajo nuk heziton të gatuajë për njerëzit e saj më të dashur.

Kësaj radhe, ushqimin e Arbanës e provoi babai i saj, i cili zgjodhi tradicionalen.

Në një video të postuar në “Instagram”, Arbana prezanton fasulet, lakrat turshi dhe pjatat që dallojnë nga njëra-tjetra, e që të gjitha janë tipare që karakterizojnë sofrat tradicionale shqiptare.

“Shtëpia është: fasule, lakra turshi, një gotë me babin dhe pjata një ndryshe një ndryshe” shkroi Arbana.