75 Mall Live Search
17:16 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / H F

Kurti takon ambasadorin Hargreaves, diskutojnë për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në takim u diskutua për rëndësinë e zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe formimin sa më të shpejtë të institucioneve pas këtyre zgjedhjeve.

Kryeministri Kurti falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në shumë fusha, duke përfshirë mbështetjen për KQZ-në në zhvillimin e softuerit zgjedhor dhe forcimin e infrastrukturës teknologjike të zgjedhjeve.

“Gjatë takimit u diskutua edhe për prioritetet ekonomike të Kosovës, investimet e planifikuara kapitale, integrimet evropiane, si dhe për tema të tjera aktuale”, thuhet në njoftim.

Mbretëria e Bashkuar është një aleat kyç dhe kontribuues i madh në zhvillimin e vendit dhe Kosova mbetet e përkushtuar në forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe.