75 Mall Live Search
18:02 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / Z S

Kurti zotohet: Rroga e 13-të jo në dhjetor, por në janar

Kryeminstri Albin Kurti shpalosi dje zotimet e reja për qeverisjen e ardhshme. Krahas slloganit të kësaj fushateje, theksi i këtyre zotimeve në stabilitetin ekonomik dhe mbështetjen sociale.

Ai radhiti 5 vendimet e para që do të merren në fillim të qeverisjes së tij të ardhshme.

Ndër to ishin miratimi i buxhetit rekord për vitin 2026, në vlerë prej 4 miliardë euro, stabilizimi i tregut përmes miratimit të Ligjit të ri për çmimet tavan, si dhe heqja e kufizimit të punësimit për veteranët e UÇK, të cilët përfitojnë beneficione.

Kurti tha se vendimi i radhës për pagën e 13-të për shërbyesit publikë do të zbatohet në janar të vitit 2026. Ndërsa mbi 200 mijë familje do të përfitojnë nga vendimi i 5të i fillimit të Kurti III, me miratimin e Pakos për Përballjen me Inflacionin 2.0. Nga vlera 200 milionë euro e kësaj pakoje do të përfitojnë pensionistët, fëmijët që marrin shtesa, studentët e punëtorët e sektorit privat, si dhe të gjithë ata që do të subvencionohen për kursimin e energjisë elektrike.