Dybala drejt rikthimit në Argjentinë
Paulo Dybala po kalon muajt e fundit të kontratës me Romën.
Sulmuesi argjentinas i skadon kontrata në qershor të vitit 2026 dhe tashmë ka nisur të mendoj për një klub të ri, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportimeve të fundit, interesim për të ka shfaqur skuadra e Boca Juniors, ku e ka ovjektiv kryesor për verën e vitit 2026.
Prioriteti i Dybalës është të qëndrojë te Roma këtë sezon dhe pastaj të vlerësojë të ardhmen e tij pas përfundimit të kontratës./IndeksOnline/

