75 Mall Live Search
22:47 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / S Z

Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u mor vendim që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thënë se ka lajme të shkëlqyeshme për Kosovën nga samiti BE-Ballkan.

Osmani ka thënë se pas diskutimeve intezive është marrë vendim që t’i hiqen të gjitha masat Kosovës. Osmani tha se një pjesë e madhe hiqen sot, ndërkaq pjesa tjetër në janar.

“Kam lajme të shkëlqyeshme për Kosovën. Në fund të samitit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Përendimor dhe pas diskutimeve intenzive me partnerët tanë, u mor vendimi  që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës. Një pjesë e madhe i hiqet sot, pjesa tjetër në fund të janarit”, tha Osmani.

Ndërsa ka thënë se ky samit ka qenë vërtetë i suksesshëm për ne.