75 Mall Live Search
22:59 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / Z S

Kresha e “djegë lojen” në Prishtinë, aderon 300 të rinjë në AAK

Kreshnik Smajlaj pas suksesit në zgjedhjet lokale duke qenë asamblisti më i votuar, ka vazhduar me punë efektive te AAK në kryeqytet.

Kresha ka aderuar mbi 300 të rijnë e të reja të cilët i prezantoi pak para hapjes zyrtare të Aleancës në Prishtinë.

“Nuk preferoj të flas shumë, më shumë preferoj të punoj” ka thënë Smajlaj para të pranishmëve.

I fascinuar nga ky organizim ka mbetur edhe kryetari Haradinaj i cili e ka falënderuar Kreshën për punën që po bën.

Kreshnik Smajlaj është shef i shtabit në Prishtinë në zgjedhjet parlamentare ndërsa është edhe kandidat për deputet nga AAK me numrin 56 në listë./Indeksonline