75 Mall Live Search
10:20 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / AR

Kardashianët më në fund zbulojnë se kush i paguan festat e tyre luksoze të Krishtlindjeve

Khloe Kardashian më në fund ka zbuluar se kush po e paguan në të vërtetë faturën për festën luksoze të Krishtlindjeve që familja Kardashian-Jenner organizon çdo vit.

Lista e të ftuarve përfshin rregullisht emra të mëdhenj si Jennifer Lopez dhe Elon Musk, dhe Khloé konfirmoi se shpenzimet e kësaj mbrëmjeje joshëse “ndahen në mënyrë të barabartë midis të gjithëve”, transmeton Indeksonline.

Tradita e Krishtlindjeve filloi në vitin 1978 nga Kris Jenner, e cila në atë kohë ishte e martuar me avokatin Robert Kardashian. Për shumë vite, ajo e organizonte vetë festën, por ndërsa fëmijët u rritën dhe lista e të ftuarve u zgjerua në 200 deri në 300 persona, roli i mikpritësit filloi të rrotullohej midis anëtarëve të familjes.

Festa e vitit të kaluar thuhet se u mbajt në pronën e Kendall Jenner në Beverly Hills, e cila vlerësohet në 8.5 milionë dollarë./Indeksonline/