75 Mall Live Search
10:16 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / MSH1

Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se u përkasin disa të zhdukurve gjatë luftës

Në Rahovec janë realizuar disa gërmime që rezultuan me gjetje të mbetjeve eshtërore, që dyshohet se i përkasin të paktën një personi të zhdukur në kohën e luftës.

Gërmimet janë bërë nga njësitet policore nga Sektori për hetimin e personave të zhdukur, dhe në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, shkruan IndeksOnline.

Sipas policisë, mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes.

Ato janë dërguar për ekzaminim mjekoligjor, në Institutin e Mjekësisë Ligjore./IndeksOnline/