75 Mall Live Search
10:26 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / MSH1

Tensione në Parlamentin shqiptar, PD-ja bllokon karriget e ministrave

Deputetët e PD-së nuk po lejojnë fillimin e seancës, ku një pjesë e tyre janë ulur në karriget e ministrave.

Në seancën e sotme, e fundit për këtë sesion parlamentar para festave të fundvitit, pritet të bëhet betimi i Avokatit të Popullit, Endri Shabani, shkruan abcnews.

Sakaq, do të zhvillohej edhe një mocion sa i takon krimit në vend dhe do të kalojnë disa projektligje, si mbrojtja nga diskriminimi, diaspora etj.

Për momentin ka një pamundësi për zhvillimin e seancës.