75 Mall Live Search
12:16 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / F.R

Loredana flet për thashethemet e transferimit të Karim Adeyemit

Sipas mediave gjermane, rreth Karim Adeyemit, sulmuesit të Borussia Dortmundit, po shtohen zërat për një largim nga klubi, ndonëse ai sezonin e tashëm pritet ta vazhdojë me Dortmundin.

Sipas raportimeve, arsye e përfolur për dëshirën e transferimit lidhet me jetën private të çiftit: bashkëshortja e tij, këngëtarja Loredana Zefi, thuhet se dëshiron të jetojë në një metropol më të madh evropian me më shumë mundësi biznesi dhe argëtimi, gjë që mund të ketë ndikuar tek Adeyemi për të kërkuar largimin nga Dortmundi, shkruan “Bild”-i, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, vetë Loredana ka reaguar ndaj këtyre thashethemeve, duke mohuar publikisht se ajo po e shtyn Adeyemin drejt largimit — përmes një komenti në Tik-Tok ajo i quajti teoritë e tilla “të pavërteta”.