Alba lë shtëpinë, reagon produksioni i “BBVK”-së
Ditën e sotme, banorja e “BBVK”-së, Alba Pollozhani, është shtrirë në spital.
Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur që ajo është duke marrë trajtimin e nevojshëm pasi humbi vetëdijen.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe produksioni i “BBVK”-së.
Në publikim thuhet se “Alba ka lënë shtëpinë për pak kohë pasi nuk është ndjerë mirë dhe aktualisht ndodhet në spital për trajtim mjekësor profesional”.
Urojmë t’i kalojë dhe të rikthehet në shtëpi sa më parë./Indeksonline/

