75 Mall Live Search
09:06 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / S Z

Bie në pranga në Prizren shtetasi suedez, i dyshuar për trafikim me narkotikë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), në bashkëpunim ndërkombëtar me  shtetin suedez, pas një hetimi disamujor ka arrestuar një të dyshuar mashkull, shtetas suedez, nën dyshimin e bazuar për veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.

Arrestimi është realizuar rreth orës 16:00 në rrugën “Petrit Bytyçi” në Prizren. Gjatë operacionit policor, nga i dyshuari janë konfiskuar para të gatshme, një veturë si dhe dokumente të ndryshme që dyshohet se lidhen me veprimtarinë kriminale.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar dhe rasti është duke u hetuar më tej nga organet përkatëse.

Rr. ‘Petrit Bytyçi’, Prizren 18.12.2025-16:00Policia e Kosovës, respektivisht DHTN, në bashkëpunim ndërkombëtar me shtetin suedez, pas një hetimi disamujor ka grumbulluar dëshmi dhe ka arrestuar të dyshuarin mashkull shtetas suedez me dyshimin e bazuar në përfshirje të trafikimit me narkotik. Nga i dyshuari janë konfiskuar: para të gatshme, një veturë dhe dokumente të ndryshme”, thuhet në raportin e policisë.