75 Mall Live Search
10:09 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / P M

Policia jep detaje për djegien e një veture në Prishtinë

Një veturë është përfshirë nga zjarri dhe është shkrumbuar tërësisht mbrëmë në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 04:00 është pranuar informata për një incident zjarri në rrugën “Jakov Xoxa” në kryeqytet.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës për IndeksOnlinen, Enis Pllana, ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar nga njësitë kompetente, ndërsa po ndërmerren veprimet e nevojshme për të sqaruar shkaqet e zjarrit.

“Rreth orës 04:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën ‘Jakov Xoxa’ në Prishtinë, ku është djegur një veturë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë marrë me rastin. Zjarri është lokalizuar, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, tha Pllana.