Befasi! Në rast se largohet Maresca, ky pritet të jetë trajner i Chelseat?
Skuadra e Chelseat ka gjetur menjëherë një kandidat të mundshëm për të zënë vendin e Enzo Marescas, nëse ky i fundit largohet nga “blutë” e Londrës në fund të sezonit 2025/26.
Fabrizio Romano raporton se trajneri, Liam Rosenior është kandidat potencial për t’u ulur në stolin e “bluve” të Londrës, shkruan Indeksonline
41-vjeçari është trajner i skuadrës franceze, Strasbourg – që është në pronësi të pronarëve të njëjtë me Chelsean.
Rosenior më parë ka qenë në stolin e dy skuadrave nga Championshipit, Hull City dhe Derby County./Indeksonline/

