Abelard Tahiri: Mirëqenie, stabilitet dhe e ardhme për të gjithë – Me Bedri Hamzën Kosova ecën përpara
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, ka theksuar se zotimi i PDK-së është i njëjtë në çdo pjesë të vendit: përmirësimi i jetesës së qytetarëve, stabiliteti shtetëror dhe një e ardhme e sigurt për Kosovën.
“Nga ‘Dardania’, në çdo lagje dhe në çdo komunë të vendit, zotimi ynë është një: mirëqenie për familjet, jetë më e mirë për qytetarët, stabilitet për shtetin dhe e ardhme për të gjithë”, ka deklaruar Tahiri.
Ai ka shtuar se Kosova ka nevojë për bashkim dhe zhvillim, jo për përçarje dhe stagnim, duke theksuar vizionin e PDK-së për qeverisjen e ardhshme.
“Pa përçarje. Pa kaos. Pa stagnim. Vetëm punë, zhvillim dhe bashkim, për Kosovën që ecën përpara me Bedri Hamzën kryeministër”, ka theksuar Tahiri.

