Krasniqi: Mbështetja strategjike e SHBA-së për Kosovën është konfirmim i rrugës sonë euroatlantike!
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së me numër 36, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se mbështetja strategjike e SHBA-së për Kosovën është konfirmim i rrugës sonë euroatlantike.
Krasniqi tha se “Kosova shihet si faktor kyç për paqe dhe siguri në Ballkan”.
Ajo theksoi se kjo është linja që LDK-ja e ka ndërtuar dhe mbrojtur gjithmonë: partneritet i përhershëm me SHBA-në dhe integrim të plotë në BE dhe NATO. “Kosova ka nevojë për politikë të përgjegjshme, institucione të forta dhe orientim të qartë perëndimor. Këtë e garanton vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës”, shkruan Krasniqi.


