Fondacioni Frutex dhe Golden Eagle ndajnë 10 mijë euro për veteranin e UÇK-së i cili gjendet në shtrat prej 17 vitesh
Fondacioni “Frutex” dhe “Golden Eagle” i afaristit kosovar, Shaqir Palushi, ka ndarë 10 mijë euro për ish-ushtarin e UÇK-së nga fshati Zhiti i Vitisë, Xhemë Rexhepi, pasi i njëjti tash e 17 vite është i shtrirë në shtrat si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Palushi ka thënë se asnjëherë s’e kishte menduar që një person që ka kontribuar për lirinë e Kosovës do të lihej pa përkujdesje.
“Sot vizituam ish-ushtarin e UÇK-së, Xhem Rexhepi, nga fshati Zhiti i Komunës së Vitisë.Prej 17 vitesh ai dergjet i shtrirë në shtrat, i goditur nga një sëmundje e rëndë që ia mori të dyja këmbët.Kurrë nuk e kisha menduar që një njeri që kontribuoi për lirinë tonë të jetë në një gjendje të tillë, pa një përkujdesje të duhur.Plagët dhe dhimbjet e tij bien mbi ndërgjegjen tonë kolektive”, ka thënë Palushi.


