Concentrix shpallet Punëdhënësi më i Mirë në Kosovë për të gjashtin vit radhazi
Concentrix është vlerësuar sërish si Punëdhënësi më i Mirë në Kosovë, duke e fituar këtë çmim prestigjioz për të gjashtin vit radhazi. Ky sukses vjen në një vit të veçantë për kompaninë, pasi Concentrix shënon 10-vjetorin e operimit të suksesshëm në Kosovë – një dekadë e karakterizuar nga rritja e vazhdueshme, inovacioni dhe përkushtimi ndaj njerëzve.
Oliver Derler, CEO i Concentrix për Ballkanin, Austrinë dhe Hungarinë, u shpreh se ky vlerësim ka një domethënie të veçantë:
“Ky vlerësim është më shumë se një çmim – është dëshmi e talentit, përkushtimit dhe pasionit të secilit anëtar të ekipit tonë. Për 10 vjet, kemi ndërtuar një kulturë ku njerëzit fuqizohen për t’u zhvilluar dhe për të kontribuar në diçka më të madhe se vetja e tyre. Suksesi ynë përcaktohet nga njerëzit tanë dhe ky çmim u takon atyre.”
Ai shtoi gjithashtu se investimi në punonjës është baza e rritjes së qëndrueshme të kompanisë:
“Në Concentrix, investimi në punonjësit tanë është themeli i zhvillimit afatgjatë. Nga zhvillimi i lidershipit dhe mbështetja e zhvillimit të karrierës, deri te krijimi i një ambienti pune gjithëpërfshirës dhe bashkëpunues, synojmë të vendosim standardin se si duhet të duket një punëdhënës i nivelit botëror.”
Edhe Lulzim Rafuna, Drejtor i Odës Ekonomike të Kosovës, vlerësoi qasjen e kompanisë:
“Concentrix është shembull i shkëlqyer i kombinimit të suksesit biznesor me një kulturë që vendos njerëzit në qendër. Rritja e qëndrueshme, përkushtimi ndaj inovacionit dhe fokusi në mirëqenien e punonjësve e bëjnë këtë kompani model për bizneset e tjera në Kosovë.”
Gjatë dekadës së fundit, Concentrix Balkans kan zgjeruar operacionet e tyre në Maqedoninë e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi, duke bashkëpunuar me klientë globalë dhe duke zgjeruar vazhdimisht portofolion e tyre. Kompania ka krijuar mijëra vende pune, ka kontribuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës, ka investuar në të rinjtë dhe në komunitetin lokal të biznesit, si dhe vazhdon të realizojë investime strategjike me ndikim në zhvillimin ekonomik të rajonit.
Festimet e 10-vjetorit të kompanisë theksuan frymën e bashkëpunimit, suksesin e përbashkët dhe përkushtimin që e ka udhëhequr Concentrix që nga themelimi.
Ky vlerësim i gjashtë radhazi jo vetëm që tregon arritjet e deritanishme, por edhe riafirmon përkushtimin e Concentrix për të ruajtur një ambient pune të nivelit botëror dhe për t’u ofruar punonjësve mundësi reale për zhvillim, inovacion dhe lidership në fushat e tyre.
Për më shumë informata, vizitoni faqen e Concentrix Kosovo në Instagram dhe Facebook.

