Fifi ndez skenën e RTSH-së me Tirin, sot rikthehet live me një surprizë që pritet të “shpërthejë”
Fifi dhe Tiri kanë rrëmbyer vëmendjen e publikut mbrëmjen e djeshme në Festivalin e RTSH-së, duke shkëlqyer me performancën e tyre dhe duke marrë duartrokitje të shumta. Prezenca e tyre në skenë u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku fansat i cilësuan si një nga momentet më të spikatura të festivalit.
Ndërkohë, dita e sotme pritet të jetë po aq e rëndësishme për Fifin. Artistja do të jetë live në televizionin Klan, ku do të shfaqet si anëtare e jurisë, duke ndarë mendimet dhe vlerësimet e saj profesionale.
Surprizat nuk mbarojnë këtu: Fifi do të ngjitet sërish live në skenën e Festivalit, këtë herë me një këngë surprizë, e cila pritet të sjellë emocione të forta dhe të jetë një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes.
Publiku mbetet në pritje të asaj që Fifi ka përgatitur, ndërsa atmosfera e festivalit vazhdon të ndizet edhe më shumë.

