Zemaj nga Obiliqi: Pushteti i blerë nuk prodhon rezultate, por dështime
Kandidati për deputet në rradhët e LDK-së, Armend Zemaj, gjatë ditës së sotme ka është takuar me qytetarët e Obiliqit.
Zemaj, përmes një postimi në facebook është shprehur se pushteti i blerë nuk prodhon rezultate, por dështime.
Ndërsa ka shtuar se kjo qeveri në ikje nuk ka ofruar asgjë për qytetarët, përveç propagandës boshe dhe mashtrimit publik
“Pushteti i blerë nuk prodhon rezultate, por dështime. Kjo qeveri në ikje nuk ka ofruar asgjë për qytetarët, përveç propagandës boshe dhe mashtrimit publik. Pas saj kanë mbetur keqmenaxhimi, tenderët sekretë, kapja e institucioneve, punësimi i militantëve partiakë dhe shkatërrimi i rendit institucional
Obiliqi nuk frikësohet dhe nuk nënshtrohet.
Obiliqi e refuzon dështimin.
Obiliqi i thotë PO LDK-së”, ka shkruar Zemaj.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Zemaj kandidon për deputet me numër 17 nga rradhët e LDK-së./IndeksOnline/

