Tolaj mirëpritet në Kliqinë dhe Lug të Leshanit: Përkrahje e sinqertë
Arbër Tolaj është takuar me banorët e Kliqinës dhe të fshatrave të Lugut të Leshanit.
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së u shpreh mirënjohës nga përkrahja e sinqertë.
“Një takim domethënës në Kliqinë, me banorët e fshatrave të Lugut të Leshanit.
Përkrahje e sinqertë dhe besim për ndryshim.
Projekti ynë po gjen përkrahjen e plotë nga banorët e Kosovës, kurse ne do të jemi krah tyre me mbështetjen tonë të plotë!” u shpreh Tolaj.
Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 28 dhjetor.

