Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjeje në Vushtrri, viktimë edhe një e mitur
Policia e Kosovës ka arrestuar sot, më 19.12.2025, një person të dyshuar lidhur me një rast të rëndë që kishte ndodhur më herët në Vushtrri.
Sipas njoftimit zyrtar, më 27.11.2025, në Stacionin Policor Vushtrri ishte raportuar një incident, ku një person i dyshuar kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të ankuesit, me ç’rast lëndime kishte pësuar edhe një anëtare e familjes së tij, e moshës së mitur.
Njësitet policore kishin dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit ishin gjetur dy gëzhoja. Po ashtu, gjatë kontrollit në vendbanimin e të dyshuarit, policia kishte gjetur dhe konfiskuar një armë të gjatë, e cila dyshohet se ishte përdorur në rast, si dhe 14 fishekë.
Rasti ishte iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa pas veprimeve intensive hetimore nga Sektori Rajonal i Hetimeve, policia ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin, 58-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë./IndeksOnline/

