75 Mall Live Search
08:54 / E Shtunë, 20 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Java e 13-të e Superligës së Basketbollit, sot dy ndeshje interesante

Sot fillon java e 13-të e elitës së basketbollit kosovar.

Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje tejet interesante të Superligës, shkruan IndeksOnline.

Sigal Prishtina dhe Vëllaznimi është një përballje interesante dhe shumë e rëndësishme për të dy skuadrat, që do të zhvillohet në Prizren.

Bardhekaltrit kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje, kurse kuqezinjtë katër fitore e tetë humbje.

Në ndeshjen tjetër, Rahoveci 029 përballet me Trepçën, të shtunën mbrëma, me ‘Vreshtarët’ kanë pesë fitore e shtatë humbje, derisa ‘Xehetarët’ janë në vendin e parë me nëntë fitore e tri humbje./IndeksOnline/