75 Mall Live Search
16:42 / E Shtunë, 20 Dhjetor 2025 / MSH1

Haxhiu takohet me doktorin e njohur: Shëndetësia ka nevojë për reformë dhe transformim

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, është takuar me doktorin e njohur në Mitrovicë, Abdyl Sadiku.

Me Sadikun, Haxhiu bisedoi rreth programit të PDK-së për shëndetësi.

“Në Mitrovicë, së bashku me Dr. Abdyl Salihu, kafe dhe diskutim për programin e PDK-së për shëndetësi dhe vizionin e Kryeministrit të ardhshëm, z. Bedri Hamza.

Shëndetësia ka nevojë për reformë dhe transformim.

Bashkë. Përpara” shkroi Haxhiu në postimin e tij.