75 Mall Live Search
17:59 / E Shtunë, 20 Dhjetor 2025 / MSH1

Arben Mustafa i PDK-së, reagon ndaj Hekuran Muratit: Matematika e pushtetit në ikje nuk i kupton projektet e mëdha

Pas akuzave të ish-ministrit Hekuran Murati se plani ekonomik dhe premtimet e PDK-së nuk janë të realizueshme, ka reaguar Arben Mustafa nga PDK-ja, duke i cilësuar këto pretendime si të pabazuara.

Mustafa ka theksuar se PDK-ja dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, kanë dëshmuar në të kaluarën se janë të aftë të planifikojnë dhe të realizojnë projekte e vendime të mëdha për vendin dhe qytetarët.

“PDK dhe Bedri Hamza planifikojmë dhe realizojmë projekte e vendime të mëdha për vendin dhe qytetarët. Këtë e kemi dëshmuar sa herë kemi qeverisur”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka shtuar se kritikat e pushtetit aktual lidhen me mungesë vizioni dhe kapaciteti për të kuptuar projekte zhvillimore madhore.

“Matematika e pushtetit në ikje nuk i kap dhe as nuk i kupton projektet dhe vendimet e mëdha”, ka përfunduar Mustafa.

Reagimi i tij vjen në kuadër të debatit politik rreth realizueshmërisë së programeve ekonomike të partive politike.