75 Mall Live Search
18:48 / E Shtunë, 20 Dhjetor 2025 / MSH1

“Peja e vendimeve të mëdha”/ PDK-ja takohet me qytetarët e Dukagjinit

Pjesëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë qëndruar sot në Pejë, ku janë takuar me qytetarë të shumtë.

Bedri Hamza, Ariana Musliu-Shoshi, Elmi Reçica , Xhavit Haliti e Hajdar Beqa drekuan me qytetarë pejanë të cilëve iu dëgjuan hallet dhe iu prezantuan programin qeverisës.

“Në Pejën e vendimeve të mëdha me kryeministrin Bedri Hamza.

Bashkë. Përpara” shkroi Reçica në postimin e tij.

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme mbahen më 28 dhjetor.